Në sheshin “Skënderbej” gjatë natës u bënë përgatitjet për të nisur vaksinimin masiv të dielën në mëngjes. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga sheshi “Skënderbej” ku po ngrihen çadrat për vaksinimin, tha se ambicia është për të vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë në ditë.
“Mjeku i familjes do të jetë lajmësi për vendin, datën dhe orën e kryerjes së vaksinës. Mjeku i familjes në bazë të një udhëzimi të përcaktuara nga strukturat e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor do të mundësojë thirrjen e kategorive, sipas grupmoshave që kemi vendosur në planin kombëtar të vaksinimit, duke filluar me grupmoshën +85 vjeç dhe +80 vjeç të cilët kemi vendosur t’i kryemë në qendrat e tyre shëndetësore por duke vijuar me grupmoshën +75 vjeç por duke zbritur tek ajo +70 vjeç, të cilat do të kryhen në qendrat e vaksinimit të përqendruar”, tha Manastirliu. Gjithashtu ajo tha se kjo qendër do të mundësojë kryerjen nga 800 deri në 1000 vaksinime në ditë. Planifikohet të ketë 10 poste të vaksinimit dhe 10 pika të regjistrimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




