Në Vlorë, dy të rinj janë arrestuar, pasi u kapën me armë zjarri në makinë.
Policia thotë se ngjarja është raportuar në lagjen “Partizani” në Vlorë, në vendin e quajtur “Ura e Martirëve”.
Dy persona, që më herët kishin zbritur nga një makinë “Audi”, u larguan menjëherë me vrap sapo vunë re praninë e policisë.
Ata janë 21-vjeçari me inicialet E. G,. dhe 26-vjeçari me inicialet J. A.
Njëri prej tyre gjatë largimit ka hedhur në tokë një armë zjarri, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia i ka ndjekur të rinjtë dhe i ka prangosur, duke bërë më pas shoqërimin e tyre në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Vijon puna hetimore për të zbardhur autorësinë se cili nga të rinjtë posedonte armën e zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




