Në Durrës, tre persona janë arrestuar nga policia, pasi u kapën, duke transportuar një sasi të konsiderueshme kokaine.
Policia thotë se gjatë operacionit të koduar “Tapiza”, u vu në pranga 27-vjeçari me iniciale A.B., i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Po ashtu, janë arrestuar edhe Latif Lozi, 58 vjeç dhe Leonard Lozi 28 vjeç, babë e bir banues në Tiranë.
I riu ka qenë i dënuar më parë edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Grupi, është ndaluar në aksin rrugor Tapizë–Fushë Krujë, pasi policia kishte marrë informacione se po transportonin një sasi të konsiderueshme kokaine.
Në mjetin tip “Volksëagen”, që drejtohej nga 28-vjeçari, u gjet në kroskot, 1 kg e 30 gramë lëndë narkotike kokainë, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




