Ka ndodhur

Tragjike, koronavirusi i merr jetën aktorit shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Koronavirusi i ka marrë jetën aktorit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti.  

Artisti 46-vjeçar, ishte shtruar prej pak kohësh në Klinikën Infektive në Shkup, por sërish nuk arriti ta përballojë sëmundjen.

Ahmeti la pas vetes vajzën, bashkëshorten, një motër, prindërit dhe një karrierë të pasur artistike.

Ai ka qenë aktor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, por ka marrë pjesë edhe në produksione filmike.

Ishte pjesë e dhjetëra filmave, përfshirë një nga telenovelat më të suksesshme në kinematografinë turke, “Lugina e ujqërve”.

Ai luajti edhe në serialin e njohur turk, “Sulltani i Madhërishëm”, në rolin e Husrev Pashait.

Ahmeti ka qenë protagonist edhe në serialin shqiptar, “O sa mirë”, në rolin e profesorit të historisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë