Ka ndodhur

Zjarr në një magazinë pranë “Casa Italia”, dyshohet për një viktimë

Një magazinë është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së sotme pranë “Casa Italias”. Dyshohet se nga zjarri ka humbur një person dhe bëhet fjalë për rojen e kësaj magazine.

Familjarët e rojes janë munduar të lidhen me të me anë të telefonit celular, por nuk kanë mundur të komunikojnë. Shkak për zjarrin e rënë rreth orës 17:00 dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shkuar zjarrin, ndërkohë që një grup hetimor dhe shërbimet e Policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë