Një minator ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti në punë në një minierë në Bulqizë.
Policia njofton se 31-vjeçari, E.B., po punonte në pusin numër 1 kur ndodhi ngjarja e rëndë.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa raportohet se minatori kishte dëmtime në shtyllën kurrizore.
Kjo i ka detyruar autoritetet lokale ta dërgojnë me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë që dhjetëra kolegë dhe qytetarë të zonës janë mbledhur për ta ndihmuar ta hipin drejt helikopterit.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




