Trajneri Edi Reja ka dhënë një intervistë për prestigjiozen italiane “La Gazzetta dello Sport”, në prag të sfidave që Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin mars, ku foli për modulin e lojës së ekipit, teksa dha edhe një koment për lojtarët shqiptarë që luajnë në Itali.
‘’Unë kam qëndruar në shtepi, kam lexuar shumë. Jam munduar të informohem sa më shumë të jetë e mundur për atë që po ndodh, e kam përjetuar me ankth rrjedhën e këtij virusi të mallkuar. Isha i hutuar nga vonesa e përgjithshme e Europës në fushatën e vaksinimit. Tani, një dritë është ndezur, por ende duhet të luftojmë dhe mbi të gjitha të kemi sjellje të përgjegjshme. Sigurisht që unë e ndoqa rregullisht futbollin. Veçanërisht lojtarët e mi, përmes kontakteve televizive dhe të stafit tim.

Ngjitja në Ligën 2 të “Nations League” ka krijuar entuziasëm. Futbolli është sporti më i popullarizuar në vend. Federata po përpiqet të punojë në thellësi, që nga bazat e lojtarëve të vegjël. Po mendojmë për përmirësimin e trajnerëve, duam të krijuar një grup përgatitësish atletikë. Kemi 11.500 futbollistë të të gjitha niveleve, që janë me origjinë shqiptare dhe në të ardhmen mund të luajnë me ngjyrat kuqezi. 3-5-2 na jep shumë besim, por gjithashtu përdorim edhe 4-3-3 apo 3-4-3.
Grupi për kulaifikueset e Botërorit është shumë i vështirë. Anglia, Polonia dhe Hungaria duken jashtë mundësive tona, por në sport nuk i dihet kurrë. Prandaj duhet të besojmë se edhe në këtë grup mund të bëjmë mirë. Organizimi dhe motivimi ndonjëherë bëjnë mrekulli.
Anglia ka lojtarë shumë të fortë. Kane është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Sterling është i mrekullueshëm. Foden është i jashtëzakonshëm.

Në Serie A luajnë disa lojtarë të kombëtares shqiptare. Hysaj po kalon një moment shkëlqimi te Napoli. Nga ana tjetër, Gjimshiti është një perlë. Kumbulla ka hapësirën e duhur për t’u përmirësuar. Shqipërisë i pëlqen modeli italian në futboll. Në sistemin italian të futbollit, nga kategoritë më të ulta dhe deri lart ka 11500 lojtarë të federuar me origjinë shqiptare. Shumë prej tyre janë fëmijë të personave që lanë vendin e tyre në vitet 90’ për t’u transferuar në Itali”, e mbylli fjalën e tij tekniku italian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




