Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, reagoi pas konferencës për shtyp të Kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, lidhur me ecurinë e procesit të legalizimeve dhe problematikave të tjera të kësaj agjencie.
“Sot nga ana e qeverisë patëm një deklaratë për çështjen e pronave dhe legalizimeve. Dhe më lejoni t’i sqaroj qytetarët për këto dy elemente shumë të rëndësishme.
Në këto 8 vite ka pasur shumë mashtrime, shumë gënjeshtra, shumë premtime të pambajtura, por pronat dhe legalizimet janë thjesht vetëm dy prej tyre.
Sot qeveria foli për ligjin e pronave i cili mund të njihet si ligji më famëkeq në këto 30 vite dhe i ka kthyer pronarët në të njëjtat nivele dhe i ka bërë një dëm pronarëve të njëjtë me atë që i bëri regjimi komunist”, tha Tabaku
Ajo nënvizoi se, ligji i pronave nga ana e PD do të anulohet.
“Jo vetëm me një ligj, por edhe një korpus ligjor prej 10 ligjesh që cenojnë të drejtën e pronës, si Ligji i Investimeve Strategjike, një prej tyre, i cili është duke zaptuar pronat e pronarëve pa të drejtë dhe është duke i konsideruar ato prona publike, do të anulohet bashkë me ligjet e tjerë.
Ne do të rikthejmë në ligj më në fund konceptin e pronës, konceptin e pronarit dhe do të rikthejmë në ligj konceptin e njohjes së pronës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




