Një fëmijë i mitur është aksidentuar pak pas mesditës së sotme nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 12:30 në Tiranë, ku 55-vjecarja, A.P., ka përplasur me makinë R.D.
Sipas njoftimit të policisë, fëmija 6-vjeçar ndodhet në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 55- vjeçarja është arrestuar.
Drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të mëtejshme hetimore.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




