Ka ndodhur

Tiranë, grabiste nën kërcënimin e thikës femrat në rrugë

Një 27-vjeçar në Tiranë, i cili grabiste qytetarët, kryesisht femrat, nën kërcënimin e thikës, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga forcat e policisë “Shqiponja”.

I riu nga Laçi, me iniciale T.S., u arrestua në flagrancë në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke tentuar të vjedhë me dhunë sendet me vlerë një qytetareje.

Sipas policisë, nga hetimet dhe provat e siguruara, rezulton se ky shtetas dyshohet se është autor edhe i dy ngjarjeve, konkretisht: i vjedhjes me dhunë nën kërcënimin e thikës të një shume parash dhe disa sendeve me vlerë të shtetases E.I; dhe tentativës së vjedhjes së sendeve me vlerë të shtetases M.H.

Materialet në ngarkim të shtetasit T. S. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë