Dy zyra elektorale të dy subjekteve politike në Fier janë dëmtuar gjatë natës.
Policia e Fierit bën me dije se forcat e rendit kanë konstatuar dy zyra elektorale të dëmtuara.
“Sot rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës, nga ana e shërbimeve të Policisë së rendit, janë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se është dëmtuar zyra elektorale e Partisë Socialiste dhe Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.
Zyrat e partive janë në lagjen “1 Maj”, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës. Bëhet me dije se persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat me sende të forta.
Lidhur me këtë ngjarje policia thotë se kanë nisur hetimet dhe po punohet për identifikimin e personave përgjegjës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




