Dy vëllezër janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhaj rreth orës 19:45.
Policia thotë se në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri, Marjan Doçi 23 vjeç dhe Hot Doçi 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se dy vëllezërit janë qëlluar me armë në gjymtyrë, teksa ndodheshin pranë makinës së tyre.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër.
Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve.
Më herët, sot në mëngjes, mbeti i vrarë me armë zjarri në një atentat në Durrës një 40-vjeçar, Edmond Koçi (Çekiçi), i njohur si ish-anëtar i bandës së Durrësit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




