Një autobus i linjës urbane të qytetit, ka marrë flakë në ecje pasditen e sotme në Vlorë, në lagjen “28 nëntori”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, ndërsa fatmirësisht si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




