Ka ndodhur

Pogradec, u premtoi se do t’i kalonte në BE për 1000 euro 11 klandestinëve

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia në Pogradec, pasi u kap duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm.

Sipas policisë, ai u kishte marrë nga 1000 euro klandestinëve me premtimin se do t’i kalonte drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, shtetasi G.D., banues në Durrës, u ndalua nga Policia Rrugore e Pogradecit, duke transportuar me mjetin e tij tip “Ford” drejt Tiranës, 11 emigrantë të paligjshëm.

Këtyre të fundit, ai iu kishte premtuar se do t’i transportonte drejt vendeve të BE kundrejt një shpërblimi prej 1000 eurosh për secilin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë