Ka ndodhur

I dënuar për përdhunim dhe shfrytëzim prostitucioni, kapet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në prangat e policisë.

Ai kërkohej nga shteti italian dhe pritet që të ekstradohet së shpejti, pasi është dënuar me 5 vite burg për prostitucion dhe përdhunim.

Policia thotë se ka arrestuar shtetasin G.(D).Gj., 43 vjeç, banues në Durrës.

Këtë shtetas, Gjykata e Padovës, Itali, në datë 13.09.2003, e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Përdhunimi”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë