Ka ndodhur

Aksident i rëndë në Spanjë, humb jetën një shqiptar


Një shtetas shqiptar ka ndërruar jetën si pasojë e një aksidenti në dalje të Los Narejos drejt Kartagjenës në Spanjë në orën 5 të mëngjesit. Mediat spanjolle raportojnë në aksident janë përfshirë dy makina dhe së bashku më shqiptarin është gjetur edhe një rumun.

Thuhet se të dy viktimat janë gjetur pa rroba në trup dhe njërit prej tyre i ishte prerë koka. Po ashtu mësohet se viktimat janë të moshave 24-vjeçare, ndërkohë që nuk dihet identiteti i tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë