Ka ndodhur

Arrestohen dy shqipëtarë në Itali, drogë nën dyshek dhe makinë

Dy të rinj shqiptarë janë prangosur nga policia italiane, pasi janë kapur me një sasi droge. Mediat italiane raportojnë se policia pa një makinë të parkuar, brenda të cilës qëndroni shetasit me inicialet N.T., dhe A.K. Ky i fundit ishte ulur në vend të pasagjerit dhe të dy autorët ishin banues në Arrezzo.
Raportohet se gjatë kontrollit, policia gjeti në sediljen e pasagjerit, 60 gr drogë dhe një shumë parash prej 425 euro. Ndërkohë në një kontrroll më të hollësishëm në shtëpinë e shtetasit me inicialet N.T, nën dyshekun e krevatit iu gjetën 3 pako me hashash me peshë prej 320 gr.
Ata u arrestuan mbrëmë gjatë një kontrolli rutinë nga policia në Arezzo të Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë