Kombetarja

Ministria e Shëndetësisë refuzon kërkesën e FSHF: S’ka tifozë në stadium ndaj Anglisë

Pas kërkesës së FSHF që ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë të luhej me tifozë në “Air Albania”, ka ardhur edhe përgjigjja nga Ministria e Shëndetësisë.

“Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nuk e miraton kërkesën tuaj”, shkruhet mes të tjerash në përgjigjen që i është dërguar FSHF-së.

Në stadiumet tona vazhdojnë të mungojnë tifozët, madje kohët e fundit është bërë problem abuzimi me numrin e personave që mbushin tribunat VIP. Tifozët KuqeZi  dhe FSHF kërkuan me një komunikatë që organet kompetente në vendin tonë të veprojnë sipas rregullave të UEFA-s, duke sjellë në vëmendje edhe vende që kanë një problematikë më të madhe me pandeminë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë