Ka ndodhur

U kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, i gjenden kanabis dhe 3 thika

Një 34-vjeçar, me iniciale K.A., është arrestuar në Lushnjë, pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Por në momentin e kontrollit të mjetit tip “BMË”, policia i ka sekuestruar dy doza lëndë narkotike kanabis dhe 3 armë të ftohta (thika).

Tashmë 34-vjeçari, akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë