Një 25-vjeçar, F.K., nga Durrësi, ka rënë në prangat e policisë në Gjirokastër, i akuzuar për veprën penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Në fakt, operacioni i nisur që në tetor 2020, “Muzgu”, solli arrestimin e 4 shtetasve, që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Sipas policisë, i arrestuari i sotëm, kishte rolin e organizatorit në veprimtarinë kriminale të transportimit të klandestinëve nga Gjirokastra drejt Tiranës, me destinacion final vendet e BE-së.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




