Ka ndodhur

Rrëzohet nga ballkoni i pallatit, humb jetën 54-vjeçari

Një 54-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën pak para mesnatës.

Policia thotë se rreth orës 23:30, në rrugën “Grigor Heba” ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte, shtetasi A. N., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitareve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë