Ka ndodhur

Aksident i rëndë në Kavajë, plagosen dy pasagjere

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Kavajë-Rrogozhinë.

Policia thotë se në aksident janë përfshirë një kamion, i cili dyshohet të ketë përplasur një makinë tip “Peugeot”.

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:10, në Gosë, të Kavajës, ku është përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin G. Xh., me mjetin me drejtues K.L.

Sipas policisë, janë dëmtuar shtetaset me iniciale Z. Gj dhe E. K, pasagjere në mjetin me drejtues G. Xh, të cilat u dërguan në spital për kontroll mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë