Ka ndodhur

Krim brenda familjes, burri vret me thikë bashkëshorten

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur pasditen e të mërkurës në Fier.

Një 29 vjeçar ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij me iniciale I.M., e cila sipas policisë ka ndërruar jetë në vend. Pas ngjarjes,  i riu është larguar nga banesa.

Për gjetjen e tij janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë