Këtë të martë është hapur tuneli numër 4 për qarkullimin e automjeteve në sheshin e ashtuquajtur “Shqiponja”.
Ky nënkalim do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve që vijnë nga Tirana dhe shkojnë në drejtim të Durrësit.
Po ashtu, brenda kësaj jave, pritet të hapet për qarkullimin e mjeteve edhe një tjetër tunel me drejtim nga Durrësi në Tiranë.
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ka inspektuar nga afër punimet.
Ajo bën me dije se përmes këtij tuneli do të bëhet qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin në hyrje të kryeqytetit.
“Tek rrethrrotullimi i Shqiponjës në Unazën e Madhe mbrëmë në orën 12 të natës, siç e kemi premtuar, është hapur tuneli i katërt që e merr trafikun nga Tirana, rruga ‘Dritan Hoxha’, për automjetet që vijnë nga ura apo ‘Pallati me Shigjeta’ kalojnë direkt në tubin e katërt për të dalë në autostradën në drejtim të Durrësit. U kërkojmë ndjesë qytetarëve për orët që harxhojnë në këtë aks, por shumë shpjet brenda dy javësh do të hapim dhe tunelin e katër për këtë aks, – tha ajo.
Ky projekt parashikon disa nënkalime dhe mbikalime që do të rregullojnë trafikun në një nga zonat më të rënduara në kryeqytet.
Afati për përfundimin e veprës është muaji shkurt i vitit 2022.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.