Ka ndodhur

Devijon sërish trafiku tek ish-sheshi “Shqiponja”, si do hyjnë dhe dalin makinat nga Tirana

Nga dita e dielë, nesër në 4 prill, skema e qarkullimi të automjeteve në ish-sheshin “Shqiponja” për hyrjen dhe daljen nga Tirana do të ndryshojë sërish.

Në një njoftim për mediat, Autoriteti Rrugor Shqiptar, thotë se hyrja në kryeqytet për përdoruesit që vijnë nga “Rruga e Durrësit” (‘Casa Italia’), do të mundësohet nëpërmjet Tunelit Nr. 3 për drejtimin në rrugën “Teodor Keko” dhe për drejtimin në rrugën “Dritan Hoxha”, do të vijohet lëvizja në Tunelin Nr. 4.

Ndërkohë, ARRSH thekson se rrruga “Dritan Hoxha” do të aksesohet dhe nga rruga “Teodor Keko”.

Po ashtu, dalja nga Tirana do të jetë e pa ndryshuar, e cila do të mundesohet, si nga rruga “Teodor Keko” në drejtim të Durrësit, ashtu edhe nga rruga “Dritan Hoxha” në drejtim të qytetit bregdetar.

Ky ndryshim i skemës, bëhet në vijim të punimeve për Lotin 1 “Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta”, për hyrjen dhe daljen nga Tirana.

ARRSH shton se për daljen nga rruga “Dritan Hoxha”, do të përdoret devijimi në rrugën pranë Bankës “Credins” në afërsi të “Sheshit Shqiponja”.

Projekti i nisur që prej fundit të vitit që shkoi, parashikon disa nënkalime dhe mbikalime tek ish-sheshi “Shqiponja”, që do të rregullojnë trafikun në një nga zonat më të rënduara në kryeqytet.

Sipas ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, afati për përfundimin e veprës, është muaji shkurt i vitit 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë