Pas pezullimit të saj në një pjesë të madhe të kontinentit, Europa ka rreth tetë milion doza të vaksinës AstraZeneca që nuk janë përdorur. Sipas të dhënave të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve kjo është më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të dozave të shpërndara në kombet evropiane.
Deri më tani se 14,851,497 doza janë shpërndarë, ndërsa 6,895,411 janë përdorur, 7,970,323 doza janë të mbetura stok. Vetëm Lituania ka përdorur të gjitha vaksinat e marra nga AstraZeneca, sipas të dhënave.
Portugalia është vendi i fundit europian që ka pezulluar vaksinimin me AstraZeneca pas raporteve të pacientëve që kanë pësuar mpiksje gjaku pas inokulimit. Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja gjithashtu kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca Covid-19.
Sipas autoritetit kombëtar portugez, vendimi u mor “për shkak të raporteve të mpiksjes së gjakut tek pacientët e vaksinuar”.
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha se përfitimet e vaksinës AstraZeneca i tejkalojnë rreziqet, duke shtuar se numri i njerëzve që zhvillojnë mpiksjen e gjakut pas vaksinimit nuk duket të jetë më i lartë se në popullatën e përgjithshme.
Agjencia tha se do të zhvillonte një takim urgjent të enjten për të këshilluar “çdo veprim të mëtejshëm që mund të jetë e nevojshme të ndërmerret”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje