Politike

Debati për zyrat e FRD, PD: Dënojmë aktin brutal të Ramës, ai po vepron në panik

Pas debatit dy orësh për lirimin e zyrave të FRD kërkuar nga Bashkia e Tiranës dhe incidentit e më pas thirrjes së Presidentit Ilir Meta se opozita duhet “të zgjohet”  pas kësaj ngjarje, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike.  

“Partia Demokratike dënon aktin brutal, të urdhëruar nga Edi Rama kundër partisë Fryma e Re Demokratike. Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë.

Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët.

Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur. Në 25 prill, pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund!

Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin!”, thuhet në deklaratën e PD  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë