Ka ndodhur

Sherr në terminalin e autobusëve, plagoset me thikë 32- vjeçari

Një konflikt në terminalin e  autobusëve të zonës së veriut në Tiranë,  ka degjeneruar në përdorimin e  armëve të ftohta.

Dy të rinj nga Mati, pas një sherri janë përleshur me njëri-tjetrin, aq sa njëri prej tyre mbeti i plagosur me thikë.

Policia thotë se shtetasi R.N., 34-vjeç, ka goditur me thikë shtetasin E .K, 32-vjeç.

Pas ndihmës së parë që mori në spital, mësohet se 32-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje  dhe po sqaron rrethanat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë