Një 11-vjeçar, i aksidentuar mbrëmjen e djeshme nga një automjet, ka ndërruar jetë në spital për fat të keq mëngjesin e sotëm.
Policia thotë se i mituri me iniciale S.P., ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra, pavarësisht përpjekjeve që bënë mjekët në spitalin e Traumës në Tiranë.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur “Ura e Çapos”.
Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e dyshuar të mjetit, tip “Renault”, S.S., 45 vjeç, banues në Sarandë.
I mituri, pasi kishte marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin Rajonal në Gjirokastër, ishte transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



