Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në takimin e zhvilluar me bordin e Fondit Ndërkombëtar Monetar tregoi se tregjet financiare po përmirësohen gradualisht dhe se kreditë e këqija ranë me 8.1% duke shënuar nivel historik.
Sejko thekson se bankat tregtare ishin faktorë kulminantë në ruajtjen e stabilitetit ekonomik të vendit gjatë pandemisë dhe morën përsipër një barrë të madhe financiare.
Sektori bankar është i mirëkapitalizuar, solid dhe likuid, u shpreh Guvernatori.
Ai theksoi se stimuli monetar dhe politikat makroprudenciale të Bankës ndihmuan ekonominë e vendit.
Bashkë me përfaqësuesit e FMN-së, Guvernatori tregoi se parashikohet një rritje e PBB-së gjatë dy viteve në vazhdim ku kontributi i sektorit turistik pritet të jetë i lartë duke ndjekur zhvillimin e pandemisë dhe procesine vaksinimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.