Ka ndodhur

Aksident në Korçë, makina përplas motorin, 1 i plagosur

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në Korçë, në vendin e quajtur “Dritat e Verdha”.

Mësohet se një makinë është përplasur me një motor që shpërndan ushqime të shpejta.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit dhe ka përfunduar në spital.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë