Gjatë fundjavës janë ndëshkuar me gjobë 2953 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat anticovid, ku 2923 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.
Policia thotë se gjatë fundjavës, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 2490 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Ndërkohë, 433 qytetarë janë ndëshkuar që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Gjithashtu 3 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 27 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.
Ndër të tjera, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat anti-Covid.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




