Ka ndodhur

Gjendet i mbytur një 71 vjeçar në plazhin e Darëzezës në Fier

Një person është gjetur i mbytur në një kanal me ujë në Darzezë të Fierit.

Policia thotë se nga veprimet e para hetimore rezultoi se trupi i përket shtetasit K. M., 71 vjeç, banues në Fier.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes nga uji pasi 71-vjeçari ka qenë duke peshkuar.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë