Ka ndodhur

Aksident në autostradën Levan-Vlorë, vdes një 18 vjeçar, katër të tjerë në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 18-vjeçari, ndërsa 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në njoftimin për shtyp të policisë thuhet se, “ ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan, ku një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç,  është përplasur me një tjetër mjet tip ‘Benz”.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., 18 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësorë.

“Ndërsa drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi A. K, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë