Ka ndodhur

Akuzohet se urdhëroi atentatin me tritol në Kamëz. Dëshmia e kushërinjve lë në burg porositësin

Të premten gjykata ka caktuar masën arrest me burg për Gjergj Cukalin. Personi në fjalë akuzohet se është porositësi i atentatit me eksploziv në Kamëz ndaj Gjon Menës.

I riu akuzohet  për "vrasje me paramendim mbetur në tentativë" dhe "shkatërrim prone me eksploziv".

Ndërkaq që dy personat e arrestuar, kushërinjtë Edmond dhe Enver Jakimi   të cilët janë akuzuar më herët se kanë vendosur eksplozivin iu është komunikuar masa e sigurisë. Dy kushërinjtë u arrestuan 2 ditë pas ngjarjes, por kjo gjë u mbajt sekret derisa të arrestohej Cukali. Raportohet që Cukali është zbuluar nga njëri prej kushërinjve që është penduar.

"Cukali më kërkoi t’i vija bombën Gjon Menes. Bombën na e solli vetë ai. Na premtoi 30 mijë euro dhe me dha vetëm dy mijë", ka pohuar në sallën e gjyqit Enver Jakimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë