Ka ndodhur

Aksident në Vlorë, humb jetë 7-vjeçarja

Një 7-vjeçare ka humbur jetën të premten në Vlorë, si pasojë e një aksidenti.
Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, ku mjeti me drejtues shtetasin me iniciale E. Sh., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale A. C.
Të dhënat paraprake tregojnë se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë