Ka ndodhur

Riatdhesimi i shqiptarëve në kampet siriane, Çuçi vizitë dyditore në Bejrut

Ministri i Brendshëm, Bledi  Çuçi njoftoi se prej dy ditësh ndodhet në Bejrut në vijim të angazhimit të qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në kampet siriane.

“Bashkë me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano, zhvillova një takim me drejtorin e përgjithshëm të sigurisë në Liban, Gjeneral Major Abas Ibrahim.

E falenderova Gjeneralin për gjjthë kontributin e tij të çmueshëm në këtë proces dhe e garantova për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në çështje të sigurisë dhe sidomos në finalizimin me sukses të këtij operacioni të vështirë në një kohë sa më të shkurtër”, tha ai.

“Do të punojmë me po të njëjtin përkushtim dhe vendosmëri për të finalizuar me sukses edhe këtë operacion ashtu sikundër bëmë radhën e parë”, premtoi Cuçi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë