Ndahet nga jeta papritur Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula.
Mësohet se Sula ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë cerebrale.
Për lajmin e trishtë ka reaguar edhe ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila shkruan fjalët më prekëse për të ndjerin, duke theksuar se kjo është një humbje shumë e madhe.
“Zot mba dorën! Mba doren o zot..! Shume i ri per ta humbur familja, shume energjik per t’ia hequr jetes, shume ambicioz per te ikur nga drejtimi i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, shume bujar per ta ndare nga shoket e koleget, shume e padrejte mbyllja ketu e rrugetimit premtues te dekanit te Gjuheve te Huaja Artur Sula. Lamtumire Shok i dashur!”, shkruan ish-ministrja Kumbaro.
Për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta kanë shprehur ngushëllime edhe profesorë e akademikë të këtij fakulteti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




