Ka ndodhur

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 29-vjeçari nga Korça

Policia e Korçës ka goditur këtë të diel një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt parave.

Gjatë operacionit policor “Perimetri”, policia ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili është kapur duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm.

I arrestuari është shtetasi E. V., 29 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.

Sipas policisë, 29-vjeçari u kap në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Audi”, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë