Çështjet e arbitrazheve të qeverisë shqiptare, si pasojë e prishjeve të marrëdhënieve apo nisjes së konflikteve do t’i kushtojnë taksapaguesve 453.5 milionë euro.
Së fundi qeveria shqiptare duket se ka arritur disa marrëveshje për të mos shkuar në gjykatë me kompanit të ndryshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë tha se arbitrazhi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me “Valeria Italian S.R.L” është tërhequr dhe po procedohet nje marrëveshje mirëkuptimi. MFE tregon se arbitrazhi me “Hydro S.R.L” me detyrim 108 milionë euro konsiderohet si jolegjitim, pasi është kërkuar anulimi i saj. Avokatura e shtetit ka dërguar faturen 220.000 euro tek MFE për procesin e anulimit.
Çështja e arbitrazhit mes MBZHR dhe “Valeria Italian S.R.L” në shumën e 550.000 eurove cilësohet si kontingjent, pra e pavlefshme, pasi midis dy palëve ka nisur një marrëveshje. Fatura për anulimin e kësaj çështje është 69.000 euro.
Arbitrazhe të tjera që do të paguhen nga qeveria dhe që rëndojnë në buxhet deri tani janë ato me “Aktor” dhe “Copri”, 45 milionë euro, me “Dondi & Kubota” 90 milionë euro, me Arka Energy B.V. – Akërnia 110 milionë euro dhe “Durrës Kurum Shipping” 100 milionë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.