Nazer Kelmendi i cilësuar si “Bossi i drogës” në Ballkan, është arrestuar të premten në qytetin Loznica në Serbi, rreth orës 13:30. Lajmi është bërë i ditur nga mediat serbe, ndërkohë mediat raportojnë se Kelmendi është parë në një hotel në hyrje të Loznicës.
Më tej media “Novosti” ka shkruar se Kelmendi është ndaluar si qytetar dhe gjatë arrestimit nuk i është gjetur asgjë që e lidh me ndonjë krim. Raportohet se
Kelmendi është ende në stacionin policor të Loznicës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.