Ish-futbollisti i Partizanit deri para pak javësh, Theophilius Solomon, është arrestuar në Tiranë, pasi është denoncuar për dhunë nga partnerja e tij me inicialet E.P.
Solomon ka dalë sot para “togave të zeza” për masën e sigurisë, ku kërkoi të lihet i lirë. Nigeriani 25-vjeçar ka firmosur pak kohë më parë në Kuvajt, me ekipin ku luan Lorenc Trashi, por ende nuk ka ikur nga Shqipëria për mungesë dokumentacioni.
Ai vazhdon të stërvitet me Partizanin, ndërsa tani, pas problemeve të krijuara me drejtësinë, situata mund të bëhet edhe më e komplikuar.
Sot është zhvilluar seanca e parë për masën e sigurisë, pasi policia e ka prangosur në flagrancë. Sherri mes futbollistit dhe partneres së tij ka ndodhur në rrugë dhe është nga shumë kalimtarë të rastit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




