Ka ndodhur

Shfrytëzuan për prostitucion 2 rumune, arrestohet edhe një 26-vjeçar

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka shkuar në 2 numri i arrestimeve nga operacioni “Premtimi”.

Policia thotë se është vendosur një 26-vjeçar në pranga, i cili ishte shpallur në kërkim.

Dyshohet se 26-vjeçari bashkë me të arrestuarin tjetër merreshin me veprimtari kriminale në fushën e prostitucionit.

I arrestuari është 26-vjeçari me inicialet T. M., i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe ”Plagosja e lehtë me dashje”.

Sipas policisë, 26-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin J. D. (i arrestuar një javë më parë), me premtimin për martesë dhe për t’u larguar në vendet e BE-së, kanë sjellë në Shqipëri dy shtetase rumune, të cilat dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht me persona të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë