Ka ndodhur

Dy shpërthime në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, nuk ka të lënduar

Dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan rreth orës 20:00 të mbrëmjes të së enjtes në ambientet e ish- kombinatit Metalurgjik më Elbasan.

Shpërthimet, sipas banorëve të zonës industriale të ish-Metalurgjikut ishin të njëpasnjëshme dhe ndodhën në harkun e tri minutave.

Mediat raportojnë se shpërthimet u lokalizuan në zonën ku ndodhen furrat e shkrirjes. Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale dhe thyerje të xhamave të disa kompanive industriale.

Në vendngjarje ka shkuar edhe policia, që pritet të dalë me një njoftim zyrtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë