Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua në Zagreb me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviç, ministrin e Punëve të Jashtme Goran Grliç Radman dhe atë të Brendshëm, Davor Bozinoviç.
Pas takimit me kryeministrin kroat dhe ministrat kryesorë të qeverisë së tij, Basha dha një deklaratë të shkurtër.
“…E njoha kryeministrin Plenkoviç me platformën tonë të integrimit dhe me vullnetin dhe vendosmërinë tonë për të bërë të gjitha detyrat që do të çojnë në nisjen e bisedimeve me Bashkimin Europian dhe thithjen e fondeve për vendet aspirante, përmes të cilave ne do të zhvillojmë dhe modernizojmë ekonominë e vendit dhe do ju vijmë në ndihmë veçanërisht të rinjve, biznesit të vogël e të mesëm dhe fermerëve shqiptarë.
Unë jam i bindur se do të ja dalim siç bëmë Shqipërinë anëtare të NATO-s, siç liberalizuam vizat, hoqëm vizat për shqiptarët, do të bëjmë realitet edhe Shqipërinë europiane me ndihmën e BE dhe vendeve anëtare duke përfshirë këtu Kroacinë mike dhe aleate.
Së fundmi, Kroacia ka një eksperiencë shumë të mirë edhe në fushën e turizmit, një prioritet i qeverisë time nesër, dhe për këtë ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht për të marrë modelet më të mira të zhvillimit që do të sjellin rritje ekonomike dhe punësim për qytetarët tanë”, – u shpreh Basha
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.