Së bashku me pushimet po ju vjen fundi edhe ditëve të nxehta me temperatura të larta. Por e keni ditur se cilat janë temperaturat ideale që ndikojnë në shëndetin dhe lumturinë e njeriut?
Një studim i ri ka zbuluar temperaturën ideale për të qenë të lumtur.
Sipas shkencëtarëve, temperatura ideale për të jetuar në paqe është 22 gradë Celsius. Psikologët nga universitetet e Melburnit dhe Pekinit zhvilluan një studim që përfshinte më shumë se 1.66 milionë njerëz në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara, duke vënë në dukje se njerëzit që jetojnë në mjedise ku klima ishte e këndshme, ishin më të shoqërueshëm, të ndërgjegjshëm, emocionalisht të qëndrueshëm dhe me natyrë të qetë, në një masë më të madhe se ata që jetojnë në vende të ftohta ose të ngrohta.
Studimi krahason personalitetet e atyre që jetojnë në temperatura të ndryshme, por nuk provon se vetë temperaturat shkaktojnë ndryshime në personalitet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.