Klodian Gradeci, ish-drejtor i AKBN-së është liruar me “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Tiranës.
Mësohet se Gradeci ishte në “arrest shtëpie”. Gjykata e Tiranës ndryshoi masën e sigurisë dhe u la sot në fuqi nga Apeli.
Më herët, Gradeci ka mbajtur postin e drejtorit të hidrokarbureve në AKBN dhe akuzohet për shpërdorim detyre.
Ish-drejtori Gradeci u arrestua, pasi akuzohej si i përfshirë në një skemë mashtrimi, e cila dyshohet se ka shkaktuar një dëm financiar prej 1.5 milionë dollarë.
Gradeci u arrestua më 27 tetor të 2020-s në Rinas kur sapo kthehej nga Turqia ku ishte larguar pak ditë para finalizimit të operacionit ku u arrestuan disa zyrtarë të tjerë për të njëjtën skemë mashtrimi.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i caktoi Gradecit, masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Sipas dosjes hetimore, kompania “Phoenix Petroleum” kishte marrë për shfrytëzim disa puse nafte në pronësi të “Albpetrol”, duke premtuar në planin e zhvillimit se do të investonin në to.
Marrëveshja ishte miratuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN).
Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte) dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Sëan Energy Service. Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.299.000 USD.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.