Ka ndodhur

Plagosi me thikë taksistin, kapet palestinezi në Shijak

Një 23-vjeçar palestinez është arrestuar nga Policia e Durrësit.

Dy ditë më parë, teksa udhëtonte me taksi ai plagosi me thikë shoferin në tentativë për t’i vjedhur atij automjetin.

Sipas policisë, 23-vjeçari udhëtonte me taksi nga Tirana në drejtim të Durrësit, kur e goditi taksistin në dorë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprën penale ‘Vjedhja me dhunë’ e mbetur tentativë, shtetasin palestinez M. B., 23 vjeç, pasi në datën 13.02.2021, në Fllakë, Shijak, ka goditur me mjet prerës (thikë) në dorë, shtetasin D. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim për t’i vjedhur mjetin taksi me të cilin po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit”, tha policia në njoftimin e saj për mediat.

Policia e Durrësit ka arrestuar edhe një 21-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, sepse kishte këmbyer 900 dollarë të falsifikuara.

Ndërsa, një 32-vjeçar u arrestua sepse ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë