Sipas deklaratave të Qeverisë dhe autoriteteve shëndetësore, këtë të hënë pritet që të mbërrijë në Shqipëri sasia e radhës e vaksinave të Pfizer.
Bëhet fjalë për rreth 7 mijë doza të tjera, që kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se janë pjesë e fondit prej 40 mijë vaksinash që sipas kontratës së nënshkruar mes Shqipërisë dhe kompanisë Pfizer do të dorëzohen brenda këtij muaji.
Shqipëria ka një kontratë prej gjysmë milioni vaksina me Pfizer dhe rreth 1.1 mln të tjera si pjesë e mekanizmit të Covax, ndërkohë që Qeveria thotë është në bisedime edhe me kompaninë AstraZeneca.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.