Motosport

Sa paguhen pilotët e Formula 1, Hemilton dhe Fetel dy më pasanikët

Sa paguhen pilotët e Formula 1? Cilët janë më të paguarit? Sipas të dhënave të “Forbes” referuar vitit 2020, Ljuis Hemilton është më i paguari dhe kjo është normale, pasi bëhet fjalë për kampionin e botës. Pas tij vjen gjermani Sebastain Fetel.

1 – Piloti që fiton më shumë në F.1 është Ljuis Hemilton, të ardhurat e të cilit llogariten në 76 milionë dollarë, ose 62.6 milionë euro. Piloti anglez është konfirmuar te Mercedesi për vitin 2021.

Sebastian Fetel. Gazeta Si, 12 shkurt 2021

2 – Sebastian Fetel, falë kontratës që kishte firmosur me Ferrarin në vitin 2020, ka fituar 57 milionë dollarë (46.9 milionë euro). Sezonin e ri do të garojë për Aston Martin.

3 – Daniel Riçardo kompleton podin e klasifikimit të pasanikëve të F.1. Në 2020-ën, me Reno, ka fituar 32 milionë dollarë (26.3 milionë euro). Sezonin e ri do të garojë me MekLaren.

4 – Maks Vershtapen vjen menjëherë pas podit. Holandezi i Red Bull-it ka fituar 26 milionë dollarë (21.4 milionë euro. I konfirmuar te Red Bull-i edhe në 2021-shin.

5 – Valteri Botas mban vendin e pestë. Është shok skuadre me Hemiltonin te Mercedesi dhe vitin e fundit ka fituar 15 milionë dollarë (12.3 milionë euro).

Shalr Leklerk. Gazeta Si, 12 shkurt 2021

6 – Sharl Leklerk ka fituar 15 milionë dollarë te Ferrari vitin e fundit (12.3 milionë euro). Francezi është konfirmuar te skuderia italiane edhe për sezonin e ri.

7 – Kimi Raikonen, pilot i Alfa Romeos, në 2020-ën ka arkëtuar 10 milionë dollarë (8.2 milionë euro). Nuk ndryshon skuadër për sezonin e ri.

8 – Karlos Sainz mban vendin e 8-të të klasifikimit për fitimet në 2020-ën, me 7 milionë dollarë (5.7 milionë euro) të fituar te MekLaren. Në 2021-ën do të garojë me Ferrarin.

Karlos Sainz. Gazeta Si, 12 shkurt 2021

9 – Meksikani Serxhio Perez vjen më pas me 6 milionë dollarë (4.94 milionë euro). Në 2021-shin do të garojë me makinë të re, Red Bull.

10 – Esteban Okon ka fituar 6 milionë dollarë te Reno (4.94 milionë euro). I konfirmuar tek e njëjta skuadër edhe për sezonin e ri, por ajo ndryshon emrin dhe bëhet Alpine.

11 – Romain Grosjean, francezi i Haas, ka fituar 3.2 milionë dollarë (2.6 milionë euro). Në 2021-shin do të garojë me IndiKar, Haas do të ketë gjermanin Mik Shumaker dhe rusin Nikita Mazepin.

12 – Kevin Magnusen ka fituar 3.2 milionë dollarë (2.6 milionë euro). Në 2021-shin nuk do të jetë, ka firmosur me Pezhonë për të garuar në Endurance.

13 – Aleksander Albon ka fituar gjithashtu 3.2 milionë dollarë (2.6 milionë euro). Nuk është konfirmuar nga Red Bull-i.

14 – Lando Norris vjen më pas me 2.4 milionë dollarë (1.97 milionë euro) te MekLaren, ku është konfirmuar edhe për sezonin 2021.

15 – Lens Stroll, kanadezi i Racing Point, ka fituar 2.4 milionë dollarë (1.97 milionë euro). I konfirmuar nga kjo skuadër, që tashmë ka ndryshuar emrin në Aston Martin.

16 – Piloti francez Pier Gasli i AlfaTaurit ka fituar 2.4 milionë dollarë (1.97 milionë euro). Është konfirmuar edhe për sezonin e ri.

17 – Danil Kviat ka përfituar 2.4 milionë dollarë (1.97 milionë euro). Nuk është konfirmuar për 2021-shin, në vend të tij ka ardhur japonezi Juki Tsunoda.

18 – Xhorzh Rasëll ka përfituar me makinën Uilliams 1.2 milionë dollarë (989 mijë euro). Në 2021-shin është konfermuar te Uilliams.

Nikolas Latifi. Gazeta Si, 12 shkurt 2021

19 – Nikolas Latifi ka fituar 1.2 milionë dollarë (989 mijë euro). Edhe për sezonin 2021 është konfirmuar me makinën Uilliams.

20 – Antonio Xhovinaci mbyll klasifikimin me 800 mijë dollarë (rreth 659 mijë euro). Në 2021-shin është konfirmuar tek Alfa Romeo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë